Mustafa: LDK nuk shkon në zgjedhje me koalicion parazgjedhor

Mustafa: LDK nuk shkon në zgjedhje me koalicion parazgjedhor

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka deklaruar se nuk të bëjnë koalicion parazgjedhor me asnjë parti.

Ai tha se mund të përfshijnë ndonjë parti të vogël brenda listës, por në zgjedhje do të shkohet me akronimin “LDK”.

“Nuk do të lidhim koalicione parazgjedhore me partitë e tjera. Mund të jemi të hapur për përfshirje të ndonjë subjekti më të vogël politik brenda listës tonë, por në zgjedhje shkojmë me akronimin LDK”, ka thënë Mustafa për Telegrafin.

Gjykata Kushtetuese e ka rrëzuar Qeverinë që drejtohej nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Vendi pritet të shkojë në zgjedhje në fillim të vitit 2021. /Insajderi.com