Mustafa letrën e Biden-it e sheh si përkrahje për Qeverinë Hoti

Mustafa letrën e Biden-it e sheh si përkrahje për Qeverinë Hoti

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e përkrahin Kosovën edhe në kohë fushate.

Madje ai tha se Amerika ia njeh vlerat qeverisjes Hoti dhe se njohja e shtetit të Kosovës nga Izraeli, hyrja në fuqi e marrëveshjes për financimin në mes Qeverisë Hoti dhe Amerikës, letra e presidentit Joe Biden, janë sinjali te qarta për çdonjërin në Kosovë, transmeton lajmi.net.

Ky reagim i Mustafës erdhi pasi Joe Biden dërgoi një letër në drejtim të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në të cilën deklaroi se njohja në mes Serbisë dhe Kosovës duhet të ndodhë./Insajderi.com