Mustafa: Liberalizimi i vizave realizohet vetëm nga LDK-ja

Mustafa: Liberalizimi i vizave realizohet vetëm nga LDK-ja

Kryeministri në largim i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se liberalizimi i vizave për Kosovën do të ndodhë vetëm në qeverisjen e LDK-së.

Gjatë takimit me anëtarët e degës së parë të LDK-së në Prishtinë, Mustafa është shprehur i sigurt në fitoren e LDK-së.

“Qeverisë së drejtuar nga kryeministri Hoti i mbetet që ta vazhdojë zhvillimin ekonomik, ç’kapjen përfundimtare të shtetit nga e keqja dhe integrimin e Kosovës në BE”, ka thënë Mustafa.

Kryeministri në largim i Kosovës ka thënë se “qytetarët e kanë të qartë se liberalizimi i vizave mund të realizohet vetëm nga LDK-ja, që i ka dyert e hapura në BE dhe e cila i përmbushi kriteret, dhe jo nga ata që mashtrojnë për këtë temë, siç mashtruan për çështjen e bashkimit të tyre në kuadër të koalicionit të mesnatës”.

Mustafa ka thënë se koalicioni PDK-AAK-NISMA do të japë llogari që sot kosovarët vazhdojnë të presin para Ambasadave. /Insajderi.com