Mustafa me kritika ndaj BE-së: Dialogu e ka humbur kuptimin

Mustafa me kritika ndaj BE-së: Dialogu e ka humbur kuptimin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se dialogu me Serbinë e ka humbur kuptimin.

Ai ka hedhur kritika ndaj Bashkimit Evropian për qasjen ndaj dialogut që sipas Mustafës po trajtohen çështje që janë mbyllur me “Pakon e Ahtisarit”.

Mustafa përgëzoi deputetin, Shaip Kamberi, për fjalimin e tij në Kuvendin e Serbisë, duke shtuar se në shtetin serb nuk ka demokraci.

“Kosova është treguar konstruktive karshi dialogut dhe angazhimit të BE-së dhe SHBA-së për këtë proces. Edhe Kryeministri Hoti po tregon përkushtim shumë konstruktiv”, ka thënë ndër tjerash Mustafa.

Mustafa në Facebook shtoi se kontruktiviteti i Kosovës ndaj dialogut nuk po vlerësohet nga Bashkimi Evropian.

“Por ky përkushtim i yni, kam përshtypje se nuk po vlerësohet nga BE”, ka thënë Mustafa. /Insajderi.com

Postimi i plotë: