Mustafa më në fund e pranoi që e ai e prishi koalicionin, thotë Nagavci

Mustafa më në fund e pranoi që e ai e prishi koalicionin, thotë Nagavci

Nënkryetarja e Parlamentit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka thënë se me statusin e tij të fundit në Facebook, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, e pranoi se ishte ai dhe LDK-ja që e prishën koalicionin me Vetëvendosjen.

Nagavci i referohet një fjalie të statusit të sotëm të Isa Mustafës, i cili reagoi pas një konfrontimi që ndodhi në Kuvend mes disa deputetëve të LDK-së me ata të VV-së.

Fjalia e Mustafës ishte se “tani po pres, që ndonjë diplomat i jashtëm, përkëdhelës i VV-së, të ma sjell një ‘demarsh’ në LDK; ata që u mërzitën shumë kur e prishëm koalicionin me VV-në?”.

Ky rresht, sipas Nagavcit i tregon të gjitha.

Ajo shkruan se Mustafa “e pranoi në fund se koalicioni me VV-në qenka prishur nga Mustafa dhe LDK-ia e jo ashtu si na thoshin në muajin mars, se koalicionin e prishi Albin Kurti dhe LV me shkarkimin e Agim Veliu”.