
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa përmes një statusi në facebook ka thënë se partia që ai e drejton është parti e idesë dhe rrugës së Ibrahim Rugovës.
“LDK është parti e idesë dhe rrugës së Ibrahim Rugovës. Ata që shkelin qëndrimet e LDK-së cenojnë vlerat më sublime të saj”, shkruan ai.
Në seancën konstituive që ka filluar me vonesë përvec mungesës së deputetëve të deputetëve të PAN-i, ka munguar edhe deputetja Teuta Rugova, vajza e presidentit historik Ibrahim Rugova.