Mustafa: Osmani ka shkelur statutin e partisë

Mustafa: Osmani ka shkelur statutin e partisë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka folur rreth largimi të Vjosa Osmanit nga pozita e nënkryetares dhe anëtares së kryesisë së LDK-së, njofton Insajderi.

Lidhur me këtë rast ai nw emisionin Rubikon ka thënë se “Osmani ka shkelur statutin e partisë të cilës i përkiste, duke qenë kundër vendimeve të këtij organi”.

Mustafa foli edhe për mos transparencën për të cilën u akuzua nga Osmani, që nuk i treguan se kush votoi për dhe kundër shkarkimit të saj.

“Unë mund të them se aty janë zbatuar të gjitha procedurat statusore. Unë e kamë propozuar Osmanin për anëtare të kryesisë dhe nënkryetare të LDK-së. Rregulla është që ai që propozon dikë, ka të drejtë propozimin për largimin e tij. Unë kam konstatuar se Osmani e ka shkelur statutin e LDK-së, ku thotë se asnjë anëtarë nuk mund të mbajë pozita në parti nëse është kundër vendimeve  të atyre organeve”,  tha Mustafa.

Në fund ai ka shtuar se Osmani kur të dojë mundet të shkojë dhe ta shoh se kush e ka votuar dhe kush ka qenë kundër shkarkimit të saj./Insajderi.com