Mustafa paraqitet në sallën e gjyqit në Dhomat e Specializuara

Mustafa paraqitet në sallën e gjyqit në Dhomat e Specializuara

Ish-shefi i Inteligjencës në Forcën e Sigurisë së Kosovës, Salih Mustafa, njëherësh edhe ish-komandant në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është paraqitur në sallën e gjyqit në Dhomat e Specializuara në Hagë, njofton Insajderi.

Kjo është paraqitja e tij parë prej se u arrestua më 24 shtator të këtij viti dhe menjëherë u transferua në objektin e paraburgimit në Hagë.

Mustafa i cili është i arrestuari i parë i Speciales, u prangos në Kosovë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në bazë të një fletëarrestimi të lëshuar nga gjykatësi i procedurës paraprake në Dhomat e Specializuara.

Ai ngarkohet me përgjegjësi penale individuale për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, ka shkruar Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Për të parë drejtpërdrejtë paraqitjen e Mustafës në gjyqin e Sepciales, mund të klikoni KËTU./Insajderi.com