Mustafa publikon dokument ku BE u zotua për Asociacion pa kompetenca ekzekutive

Mustafa publikon dokument ku BE u zotua për Asociacion pa kompetenca ekzekutive

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka publikuar një dokument që ka të bëjë me nënshkrimin e marrëveshjes së Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, njofton Insajderi.

Krahas këtij dokumenti të publikuar në llogarinë e tij në Facebook, Mustafa thotë se Bashkimi Evropian, një ditë para se të nënshkruhej kjo marrëveshje është zotuar që ky asociacion nuk do të ketë kompetenca ekzekutive, sipas tij nuk do të konstituohet si nivel i tretë i qeverisjes dhe nuk do ketë fuqi ekzekutive.

“Sot në diskutimin që e pata me z. Lajçak ia prezantova zotimin e BE-së që e kam marrë nga zonja Mogherini”.

“Dua të theksoj se këtë letër nuk e kam bërë publike në kohën kur akuzohesha nga VV dhe partitë e tjera të opozitës për këtë marrëveshje, sepse ato akuza i kam konsideruar të pabaza dhe vetëm si një kauzë politike kundër Qeverisë që e drejtoja”, thuhet në njoftimin e Mustafës, ku tutje ka bashkëngjitur edhe zotimin e BE-së që e ka marrë nga Frederica Mogherini, e që sot i ka prezantuar të dërguarit të BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. /Insajderi.com

Të nderuar qytetarë
Më 24 gusht të vitit 2015, një ditë para nënshkrimit të Marrëveshjes mbi Parimet e…

Posted by Isa Mustafa on Thursday, October 15, 2020