Mustafa që iu dha djemve tendera e licencë terminali: Do të punojmë për çkapjen e shtetit

Mustafa që iu dha djemve tendera e licencë terminali: Do të punojmë për çkapjen e shtetit

Kryetari i i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Isa Mustafa, pas dështimit për lidhjen e një ‘koalicioni të shpresës’ me VV-në,  sot iu është drejtuar qytetarëve me një shkresë në rrjetin e tij social ‘Facebook”,  se si LDK-ja do të punojë për çkapjen e shtetit.

Mustafa iu ka premtuar qytetarëve se LDK-ja do të punojë në çkapjen e shtetit dhe dekriminalizin e tij.

“LDK me tërë potencialin e saj do të punojë për ç‘kapjen e shtetit dhe dekriminalizimin e tij, ta zhvillojë ekonominë e të hap vende pune; të rikthejë partneritetin me BE dhe SHBA”.

Mirëpo si duket Mustafa ka vënë pas shpinës, skandalet me tendera gjatë qeverisjes së tij.

Mustafa gjatë ushtrimit të detyrës si kryeministër i Kosovës është dyshuar se ka kurdisur tenderë për dy djemtë e tij Besnikun dhe Arbenin.

Insajderi kishte raportuar se Agjencia e Kosovës për Inteligjencë,  ia kishte dhënë tenderin kompanisë, “Makcar”, në pronësi të djemve të Mustafës, për riparimin e një veturë të blinduar BMË X5. Tenderin për këtë veturë djemve të Mustafës, ia kishte dhënë edhe Zyra e Kryeministrit. Disa muaj më vonë, vetura i është dhënë në shfrytëzim AKI-së. Ky institucion ia ka dhënë tenderin kompanisë për defektin e njëjtë të veturës së njëjtë, por me çmim katërfish më të lartë.

Por, nuk është hera e parë që i pari i LDK-së zotohet për luftimin e nepotizimit.

Si kryeminister gjatë vitit 2015,  ai ishte zotuar që djemtë e tij nuk do të fitojnë asnjë tenderë nga Qeveria, po kishte qenë i rremë, nuk kishte mundur ta mbajë fjalën as për dy muaj.

Insajderi kishte  zbuluar  që derisa Mustafa ishte në Qeveri si kryeministër, kompania e djalit të tij ishte  pajisur me licencë për biznesin e terminaleve.

Kompania “INTEREUROPA KOSOVA L.L.C”, bazuar në të dhënat e regjistrimit të biznesit është në pronësi të kompanisë sllovene “Intereuropa D.D”, dhe  Hazbi Hasanit.

Ndërsa Arben Mustafa dhe  Andrej Karl figurojnë si persona të autorizuar në këtë biznes.  Emri i kësaj kompanie figuron edhe në deklarimin e pasurisë së kryeministrit Mustafa. Kur kishte deklaruar pasurinë më 2010, në cilësinë e kryetarit të Prishtinës, kishte shënuar se pesë përqind të aksioneve në këtë kompani i ka djali i tij.

Pavarësisht  skandaleve me tenderë që iua siguroj djemëve të  tij, Mustafa përseri pretendon të zotohet para qytetarëve  se do të punojë për dekriminalizimin e shtetit kosovar./Insajderi.com