Lekaj e quajti Mustafën “pulë deti” kur u përgjigj në deklaratën e drejtorit të Zyrës së Qeverisë Serbe për Kosovën, Mark" />

Mustafa i quan rrugaçë Lekajn e Gjuriqin

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar pas deklaratës së shefit të deputetëve të AAK-së, Pal Lekaj.

Lekaj e quajti Mustafën “pulë deti” kur u përgjigj në deklaratën e drejtorit të Zyrës së Qeverisë Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq.

“Banditi Gjuriq me ultimatum, kërcënon me krijimin e Asociacionit sipas ligjeve të Serbisë, ndërsa kryeministri i Kosovës si pulë e detit që nuk i dëgjohet zëri”, ka thënë Lekaj përmes një statusi në profilin e tij në Facebook.

Ndërkaq, kryeministri Mustafa tha se Lekaj është në të njëjtin nivel me Gjuriqin. Ai i cilësoi si rrugaç deputetin e Kuvendit të Kosovës dhe drejtorin e qeverisë serbe për Kosovë.

“Çfarë deklaron Gjuriqi, është nivel i Pal Lekajt. Të dy këta shërbehen me gjuhë rrugaçësh”, ka shkruar Mustafa në Facebook. /Insajderi.com

Lekaj: Kosova, kurrë e pavarur me një kryeministër si pulë deti