fbpx

Mustafa: Rasti i nxënëses nga Drenasi mund të ndikojnë në humbjen e besimit në Policinë

Mustafa: Rasti i nxënëses nga Drenasi mund të ndikojnë në humbjen e besimit në Policinë

Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Ekrem Mustafa, tha se rasti i ndodhur në Drenas, ku dyshohet se një nxënëse është dhunuara nga mësuesi i saj e më pas nga një polic, do të ndikojnë në kredibilitetin dhe besueshmërinë në Policinë e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

“Nuk besoj se qytetarët do ta humbin besimin në këtë institucion. Unë mburrem me atë si është i ndërtuar ai. Sidoqoftë rasti në fjalë ndikon mjaft në kredibilitetin dhe besueshmërinë e policisë. Por ne nëse e hetojmë rastin në mënyrën më adekuate ky rast nuk do jetë ai që do ta humb kredibilitetin”.

Mustafa gjatë raportimit në Komisionin për Integrime Evropiane lidhur me zbatimin e Programit Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit (PKZMSA) dhe Agjendës për Reforma Evropiane (ERA), sqaroi se do të zhvillojnë të gjitha hetimet e nevojshme për këtë rast.

“Sa i përket rastit është mjaft shqetësues. Në momentin kur e kuptuar rastin i kam ftuar në takim të gjithë aketrët që janë të involvuar dhe kam kërkuar që hetimi të fillojë që nga momenti kur vajza shkeli në polici”.

“Të hetohet procedura e hetuesisë deri te momenti i tërheqjes së aktakuzës, të hetohet edhe procesi i tërheqjes së saj, të hetohet rasti i policit që është përfshirë në këtë aktakuzë. Nuk do të thotë se do përfundojë zgjiri hetimeve aty ku ka mbetur”.

“Hetimi e këtij rasti Inspektorati i Policisë më raportin aq sa e ka të lejuar. Bashkëpunimi me drejtorin e policisë është në nivel. Kemi kërkuar që sa më shpejt të realizohet dhe të vihet deri në dënimin e akterëve të cilët janë përfshirë në këtë rast të ndjeshëm”.