Mustafa reagon ndaj vendimit të Sveçlës e quan diktatorë

Mustafa reagon ndaj vendimit të Sveçlës e quan diktatorë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar ndaj vendimit të Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Mustafa e ka quajtur Sveclën diktator.

“Edhe kjo ndodhë! Xhelal Sveçla, ushtrues detyre i Ministrit të Brendshem, me Vendim të veçantë, ua paska lejuar deputetëve të marrin pjesë në mbledhjen e nesërme në Kuvend.
Kjo do të thotë se Sveçla dhe policia vehen mbi përfaqësuesit e popullit. Nëse ai nuk ua lejon, deputetët nuk mund të shkojnë në Kuvend! Kësaj i vjen era diktaturë!”, ka shkruar Mustafa.