Mustafa: Rreth 500 persona do të gjejnë punë në panair

Mustafa: Rreth 500 persona do të gjejnë punë në panair

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa mori pjesë sot në panairin e punës, ku tha se rreth 500 persona do të mund të gjejnë punë në fusha të ndryshme të ekonomisë.

“Kjo është një mundësi e veçantë për të rinjtë tanë, për punësim brenda por natyrisht kemi shansin e atyre që dëshirojnë që përkohësisht të punësohen jashtë vendit,” ka thëna Mustafa.

“Unë e konsideroj këtë panair shumë të rëndësishëm, sepse ne që tani që ajo kemi nevojë të zhvillojmë në Kosovë është të hapim vende të reja të punës, të bëjmë progres në zhvillimin ekonomik”, ka shtuar Mustafa.

Panairi është organizuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale në bashkëpunim me Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe atë gjermane

Kosova vazhdon të përballet me nivel të lartë të papunësisë, me rreth 35 për qind të qytetarëve që nuk mund të gjejnë një vend pune.  Përqindja është më e lartë tek të rinjtë e vendit./Inasjderi