Mustafa s’e mohon se mund të jetë kandidat për kryeministër

Mustafa s’e mohon se mund të jetë kandidat për kryeministër

Pas mbledhjes së kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, në një konferencë për media, kryetari i kësaj partie Isa Mustafa, ka folur në lidhje me emrin që do ta propozojnë për kryeministër në qeverinë e re, nëse kjo parti merr mandatin për formimin e Qeverisë, shkruan Gazeta Insajderi.

Ai ndonëse ka thënë se emër nuk ka ende, nuk e ka mohuar faktin që ai të jetë emri për kryeministër. I pyetur se a do ta pranojë një detyrë të tillë, ai nuk e ka mohuar një gjë të tillë, duke thënë se do të bëjë përkjekje maksimale që zgjidhja të jetë më e mira e mundshme për partinë e tij.

“Nuk e kemi diskutuar që un të jem kryeministër, unë do të bëjë përpjekje maksimale që zgjidhja të jetë më e mira e mundshme për LDK-në. Nuk e kemi emrin akoma, ne do të shohim kur të jemi gati ta marrim mandatin do ta sqarojmë emrin në struktura e LDK-së dhe do të dalim me emrin konkret”, është shprehur Mustafa./ Insajderi.com