Mustafa: Serbia po e provokon Marrëveshjen e Uashingtonit

Mustafa: Serbia po e provokon Marrëveshjen e Uashingtonit

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se në Bruksel me Serbinë po diskutohet për njohje reciproke bazuar në platformën e Qeverisë Hoti, njofton Insajderi.

Megjithatë, sipas tij, edhe pse Kosova është e angazhuar dhe e interesuar për një zgjidhje përfundimtare, megjithatë qasja e Serbisë nuk është e njëjtë.

Ai në një intervistë për RTV 21, ka thënë se “Serbia po provokon marrëveshjen në Uashington dhe e cilëson si një eskalim të ri të Serbisë”.

“Qeveria e Serbisë u betua gjatë zgjedhjes së saj se do ta ruajë “Kosovën dhe Metohinë”. Nuk ka pasur reagime të BE-së për këtë veprim që është edhe provokim për dialogun. Është provokim edhe për Marrëveshjen e Uashingtonit. Është një eskalim i ri i Serbisë, i cili vë në pikëpyetje konstruktivitetin e tyre në procesin e dialogut”.

Ai shtoi tutje se “Serbia po e akuzon Kosovën për mosimplementim të Asociacionit, por Serbia nuk po tregon se janë me dhjetëra marrëveshje qe i ka nënshkruar dhe nuk i ka zbatuar”./Insajderi.com