Mustafa: Sigurimet shëndetësore fillojnë nga korriku

Mustafa: Sigurimet shëndetësore fillojnë nga korriku

Kryeministri Isa Mustafa ka përmendur disa suksese që sipas tij janë arritur gjatë qeverisjes së tij. Ai ka përmendur rritjen e pensioneve dhe ka njoftuar se nga 1 korriku do të fillojnë të implementohen sigurimet shëndetësore.

“Kjo Qeveri rriti deri në 65% pensionet kontributdhënëse dhe 25% asistencën sociale. Kjo Qeveri nisi dhënien e pensioneve për veteranët e UÇK-së, çështje e premtuar dhe e zvarritur 15 vjet. Përfunduam përgatitjet dhe fillojmë me sigurimet shëndetësore nga 1 korriku 2017”, ka shkruar Mustafa në llogarinë e tij në Facebook.

Megjithëse se Qeveria do të përballet me një mocion votëbesimi javën e ardhshme, Mustafa ka thënë se mirëqenia sociale “po rritet dhe do të ngritet”./Insajderi.com