Mustafa: S’mundet VV me na kallxu kënd e propozojmë për President

Mustafa: S’mundet VV me na kallxu kënd e propozojmë për President

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, sot në Rubikon, ka folur rreth deklaratës së Lëvizjes Vetëvendosje, sa i përket emrit të Presidentit, post ky i cili nuk ua mundësoi një koalicion qeverisës VV-së dhe LDK-së, shkruan Gazeta Insajderi.

Mustafa, ka thënë se nuk mund VV-ja t’u tregojë se kë ta shpallin kandidat për postin e Presidentit, e kjo vjen pasi që, tashmë kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca tha se Vjosa Osmanin do ta votonin VV-ja për presidentet.

“VV, nuk mund të na kallxojë kënd ta shpallim kandidat për president. Si lejojmë me qit këmbën në terrenin e LDK-së”, ka theksuar Mustafa./Insajderi.com