Mustafa thërret deputetët në takim me Delawien

Mustafa thërret deputetët në takim me Delawien

Burime të Gazetës Insajderi bëjnë të ditur se Grupi Parlamentar i LDK-së ka obliguar deputetët e vet që nesër të marrin pjesë në takimin e këtij grupi, në të cilin do të marrin pjesë kryeministri Isa Mustafa dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie.

“Të nderuar/a, në emër të GP LDK, ju njoftoj se nesër më dt: 09.05.2017, në 11:00h, në zyre të Grupit Parlamentar, mbahet takimi i GP LDK, në takim merr pjesë Kryeministri-Isa Mustafa dhe Ambasadori Amerikan-Greg Delawie, ardhja e obligueshme andaj luteni të më konfirmoni pjesëmarrjen”, thuhet në porosinë e dërguar deputetëve të LDK-së nga Grupi Parlamentar i kësaj partie.

Për më tepër, sot mbledhja e Qeverisë ka dështuar të mbahet, ku pikë e rendit  të ditës ka qenë shqyrtimi i projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Në kohën kur pritej të mbahej mbledhja, kryeministri Isa Mustafa, kreu i Kuvendit Kadri Veseli dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, kanë zhvilluar një takim, ku janë pajtuar që kjo çështje të shqyrtohet të mërkurën pas mbajtjes së mocionit për rrëzimin e Qeverisë, i iniciuar nga partitë opozitare./Insajderi.com