Kryeministri Mustafa gjatë vizitës në Junik ka folur edhe për vizitën e paralajmëruar të Kryeministrit serb Aleksandër Vuçiq në Kosovë.

Sipas Mustafës ende nuk është vendosur definitifisht për vizitën e paralajmëruar të kryeministrit serb në Kosovë.
Ai ka thënë se nuk ka ndonjë pritje që mund t’i bëjë Kosova kreut të Qeverisë serbe.
Lajmin për vizitën e Vuçiqit në Kosovë e ka bërë të ditur një ditë më parë drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.
Insajderi ka tentuar të marrë një përgjigje edhe nga zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi, por ai nuk i është përgjigjur pyetjeve të Gazetës. /Insajderi.com