Drejtori i PTK-së tregon gjendjen e tij shëndetësore: Brinjët i kam të lënduar

Drejtori i PTK-së tregon gjendjen e tij shëndetësore: Brinjët i kam të lënduar

Drejtori i Postës dhe Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa është sulmuar sot fizikisht nga dy policë në lagjen e njohur si “Te Qafa” në Prishtinë. Sulmuesit e Agron Mustafës janë identifikuar të jenë dy policët, Nazim Sahiti dhe Avni Berisha, të cilët nga pamjet e siguruara nga Insajderi shihen teksa sulmojnë drejtorin e VALA-s.

Mustafa në një konferencë për media në orët e mbrëmjes është shprehur i shqetësuar lidhur me sulmin që i ka ndodhur atij, shkruan Insajderi.

Ai ka thënë se fillimisht ishte ftuar nga dy policët. Sipas tij përderisa ai kishte dashur t’i përshëndes, dy zyrtarët policor kishin ofenduar dhe kishin sulmuar fizikisht atë.

Mustafa ka thënë se pas sulmit fizik i janë lënduar brinjët.

“Menjëherë kam qenë në emergjencë, jam duke i pritur raportin mjekësor. Është e vërtetë se pantollat mu kanë gris, edhe brinjët i kam të lënduar. Kam probleme në këtë pjesën e djathtë, sipër barkut”, ka thënë Mustafa./Insajderi.com

Ekskluzive: Videoja që demanton deklaratat e dy zyrtarëve policor që sulmuan Agron Mustafën