vendosi t’i largojë n" />

Edhe pse i akuzuar, Mustafa e mirëpret vendimin e Veselit për t’i larguar anëtarët me aktakuza

Edhe pse i akuzuar, Mustafa e mirëpret vendimin e Veselit për t’i larguar anëtarët me aktakuza

Kryetar i PDK-së, Kadri Veseli sot në një konferencë të jashtëzakonshme për media, vendosi t’i largojë nga të gjitha pozitat partiake dhe institucionale të gjithë zyrtarët e PDK-së që kanë aktakuza të konfirmuara.

Në një prononcim për Insajderin, Mustafa ka thënë se është befasuar për të mirë me vendimin e kryetarit të partisë. Ai ka thënë se një vendim i tillë është dashur të merret më herët.

“Valla unë e mora vesh që është një konferencë për shtyp. S’disha çka ka në të. E kqyra prej zyrës drejtpërdrejt. Me të thënë të drejtën ishte një befasi për të mirë për mua. Ky vendim ka qenë dashtë me qenë larg më i hershëm, disa vite përpara. E kam pritë me shumë zemërgjerësi, pavarësisht që kjo më atakon mua sa i përket këtij funksioni, por kjo duhet me ndodhë, sepse nuk duhet me matë ne të mirën publike dhe Kosovën me kutin tonë personal dhe familjar”, ka thënë ai.

I pyetur se pse ka kandiduar për kryetar të Gjilanit duke qenë se e ka pritur mirë vendimin e sotëm të Veselit, përgjigjja e tij ka qenë kjo:

Sepse të gjithë jemi të pafajshëm përderisa nuk ndodhë ndryshe. Atëherë ky vendim nuk ka ekzistu, sot ekziston vendimi i partisë, unë e respektoj, nuk e ushtroj këtë detyrë deri në një vendim të gjykatës edhe kurrgjë kurrkujt.

Sipas aktakuzës, Mustafa dhe të tjerët, duke vepruar në cilësinë e personave zyrtarë, kanë keqpërdorë detyrën zyrtare, duke i tejkaluar kompetencat e tyre ose duke mos i përmbushur detyrat e tyre zyrtare.

Vendimi i Veselit e ka lënë pa pozitë ministrin e Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqajn, zëvendësministrin e Ministrisë së Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, Agim Çekun, dhe vetë këshilltarin e Veslit, Nijazi Kryeziun. /Insajderi.com