Mustafa u kërkon anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm: A jeni për apo kundër koalicionit me AAK-në e Nismën

Mustafa u kërkon anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm: A jeni për apo kundër koalicionit me AAK-në e Nismën

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, u ka kërkuar anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm që të deklarohen nëse duan të bëjnë koalicion me AAK-në dhe Nismën apo jo, pas rrëzimit të qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti, shkruan Insajderi.

Gazeta Insajderi ka siguruar njoftimin e dërguar nga Isa Mustafa për anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm, me të cilën u kërkon që të deklarohen.

Aty kërkohet qe deri më 14 prill të përgjigjen me “PO” ose “JO” lidhur me pyetjen nëse janë të pajtimit për një koalicion me AAK’në dhe NISMA’n.

“A pajtoheni që LDK ta marrë mandatin për formimin e Qeverisë, në qoftë se ky mandat ofrohet duke ndjekur procedurat kushtetuese dhe të bëjë përpjekje të formojë Qeverinë në koalicion me AAK-në, Nisma SOCIALDEMOKRATE dhe komunitetet. Përgjigja:​​PO ​ose ​JO. Ju lutem që të përgjigjeni përmes e-mailit në adresë të LDK-së (nga e cila adresë e keni marrë këtë email) deri më 14 prill 2020, në orën 16:00”, thuhet në njoftim, të cilin e posedon Insajderi.

Më poshtë letra e plotë i dërguar nga Isa Mustafa:/Insajderi.com