Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, e ka quajtur nder të veçantë faktin që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e vizitoi në shtëpinë e tij në Prapashticë, njofton Insajderi.
Mustafa me anë të një statusi në llogarinë e tij në Facebook ka shpalosur shkurt edhe temat e takimit me Ramën.
“Kisha nderin të takohem me Kryeministrin e Shqipërisë, z Edi Rama e të bashkëbisedojmë për shumë tema aktuale. Ardhja e tij në Prapashticë, ku po qëndroj tani, ishte shenjë kujdesi dhe nder i veçantë për mua dhe familjen time”, ka shkruar Mustafa.
Edi Rama po qëndron për një vizitë dyditore në Kosovë. Ai ka takuar pothuajse të gjithë udhëheqësit shtetërorë dhe ata partiakë./Insajderi.com