Wake me up

Muzeu “Eksperienca Avicii” në nder të DJ-it të ndjerë

Një muze për të nderuar të ndjerin DJ Avicii është vendosur të hapet në vendlindjen e tij në Stokholm, Suedi në verën e vitit 2021, raporton Reuters, transmeton Insajderi.

Muzeu “Eksperienca Avicii” në nder të DJ-it të ndjerë

“Përvoja Avicii” do t’i lejojë vizitorët të dëgjojnë këngë të papublikuara, fotografi, memorandume dhe shumë më tepër.

“Do të jetë një histori për jetën e Tim,” tha Per Sundin, shefi ekzekutiv i Pophouse Entertainment, “nga dhoma e tij e djalërisë, ku ai ishte duke luajtur World of Warcraft me miqtë e tij, në këngët e tij të para, demot e para”.

Muzeu do të vendoset në qendrën e kulturës dixhitale Space dhe do të prezantohet nga Pophouse Entertainment Group dhe fondacioni Tim Bergling, fondacioni i rritjes së vetëdijes për shëndetin mendor i nisur nga prindërit e tij Klas Bergling dhe Anki Lidén.

Avicii vdiq me 20 Prill në vitin 2018 në moshën 28 vjeçare. Aso kohe nuk u bë publike shkaku i vdekjes. Më 1 maj, TMZ raportoi se shkaku i vdekjes ishte vetëvrasja si pasojë e lëndimeve të vetë-shkaktuara me një shishe vere të thyer, Artisti vdiq nga gjakderdhja e plagëve.