fbpx

Muzeu i Kabulit restauron artin e shkatërruar nga talibanët

Muzeu i Kabulit restauron artin e shkatërruar nga talibanët

Në vitin 2001, ushtarët talibanë kanë arritur në Muzeun Kombëtar të Afganistanit në kryeqytetin Kabul, të pajisur me çekiç dhe urrejtje.

Çfarë ata kanë lënë pas është vendosur në tavolina në Muzeun e vjetër 18 vjet: pjesë të shpartalluara të figurinave antike të Budës, të thyera sepse ishin gjykuar si “joislamike” nga grupi i fundamentalistëve islamikë.

Punëtorët e Muzeut janë përpjekur që t’i bashkojnë pjesët e artefakteve, gjersa vendi mban frymën e talibanët dhe SHBA-të të arrijnë një marrëveshje që të ndalojë ajo që njihet si lufta më e gjatë në të cilën ka marrë pjesë Amerika.

Përderisa punëtorët e Muzeut mbledhin pjesët me dorëza në duar dhe me kujdes aranzhojnë etiketat “veshët”, “duart”, “balli”, “sytë”, brishtësia e vendit është në mes të frymëmarrjeve të qeta. Afganistani akoma sheh sulme të përditshme jo vetëm nga talibanët e vendosur qe një kohë, që kontrollojnë gjysmën e vendit mirëpo edhe nga vendasit brutal të ashtuquajturit Grupi i Shtetit Islamik.

Pak detaje janë arritur nga disa runde të negociatave në mes të SHBA-ve dhe Talibanëve që janë mbajtur gjatë vitit të fundit, dhe askush nuk e di sesi mund të jetë rikthimi i Talibanëve në Kabul. Rregulli pesëvjeçar i këtij grupi vendosi një formë të ashpër të ligjit islam, duke mohuar arsimin e vajzave, duke ndaluar muzikën dhe duke dëbuar gratë në shtëpitë e tyre.

Kjo erdhi në një fund shumë pak kohë pasi që filloi invazioni i SHBA-së, pas sulmit terrorist të 11 shtatorit të vitit 2001. Talibanët kishin strehuar al-Kaidën dhe udhëheqësin e saj Osama bin Laden.

Sherazuddin Saifi kujton ditën kur talibanët mbërritën në Muzeun Kombëtar në vitin 2001, një periudhë e tërbimit kulturor në të cilin u shkatërruan statujat më të larta në botë të Budës në provincën Bamyan, një tmerr global.

Për disa ditë, talibanët kishin pasur qasje në arkivolin e artefakteve të muzeut nga historia e vjetër e mijëvjeçarëve të Afganistanit në një udhëkryq kulturash: greke, persiane, kineze dhe më shumë. Pasi u futën brenda, ata vendosën sende “ofenduese” që përshkruajnë format njerëzore, madje edhe ato të hershme islamike, dhe u ranë me çekiç ose i hodhën nëpër dysheme.

“Ne nuk mund të bënim asgjë, ata nxorën të gjithë stafin e muzeut dhe ata morën të gjitha sendet nga kutia dhe i shkatërruan në copa”, thotë Saifi, i cili është pjesë e ekipit që rivendos pjesët, punë që ai thotë se mund të merr një dekadë. ”Kishte grupe nga 20 deri në 30 talibanë që hynin në secilën dhomë dhe thyenin të gjitha sendet në copa”.

Ndër objektet e shkatërruara ishin figurinat Hadda, një koleksion i çmueshëm i skulpturave budiste të zbuluara dekada më parë në Lindjen e Afganistanit pranë qytetit të sotëm Jalalabad. Fotografitë që ekzistojnë nga figurinat e paprekura, dhe copëzat të krijojnë përshtypjen e dredhave të flokëve apo buzëve.

Talibanët i shkatërruan ato në mijëra copa, disa me madhësinë e një monedhe. Tani disa nga kokat e copëtuara janë ngjitur së bashku në punëtori, pjesë të një enigme të zjarrtë, e cila mund të marrë ditë të tëra durim dhe mund për të bashkuar copëzat e ndara.

Figurinat e Haddas janë tani shenjat më të dukshme të Muzeut dhe rimëkëmbjes shumëvjeçare nga trazirat në Afganistan, që filluan edhe para talibanëve, kur ushtarët luftuan kundër Kabulit, pas një tërheqjeje sovjetike. Pjesa më e madhe e pronave të Muzeut, mijëra copë u plaçkitën dhe ndërtesa u granatua, megjithëse disa thesare ishin fshehur në pallatin presidencial dhe gjetkë.

Rimëkëmbja e Muzeut filloi në fillim të vitit 2004, ndërsa talibanët e mposhtur ngadalë filluan që të riorganizohen. Tani Muzeu, me ndihmën e Institutit Oriental të Universitetit të Chicikagos, është duke përpiluar një inventar sa më shpejt që është e mundur me shpresë që të gjurmojë artefaktet që mungojnë dhe të ruajë incizim digjital të koleksionit në rast të një kërcënimi tjetër.

Kjo databazë është plotësuar më shumë se 99 për qind, me më shumë se 135 mijë copa të mbijetuara, thotë Instituti Oriental. Shpreson që të krijojë posterë digjitalë të objekteve që mungojnë dhe t’i postojë ato në internet në mënyrë që të ndihmojnë në rikuperimin dhe riatdhesimin e tyre.

Ekspertët dhe avokatët e historisë së pasur të Afganistanit kanë shprehur hidhërim që ruajtja kulturore nuk duket të jetë çështje në negociatat SHBA-Talibanë, të cilat janë të përqendruara në një tërheqje të trupave amerikane dhe talibanët që garantojnë që të mos e lejojnë vendin që të bëhet një shtyllë për sulme terroriste globale.

Drejtori i Muzeut, Fahim Rahimi, megjithatë, po bën plane për të mbrojtur zotërimet e Muzeut në rast të kthimit të talibanëve. Ai tha: “Shpresoj që ata kanë mësuar se kjo nuk është kundër Sheriatit (ligjit) të Islamit. Askush nuk i adhuron këto objekte. Të gjithë i konsiderojnë këto objekte si sende historike që tregojnë historinë tonë”.

Ai u bëri thirrje talibanëve të shkojnë në muze në kryeqytetin e Katarit, Doha, ku grupi ka një zyrë politike dhe të shohë artefaktet e ruajtura dhe të respektuara atje.

“Nëse ata janë në pushtet dhe nuk ka ndonjë ndryshim në mentalitetin e tyre, kjo do të thotë që do të kthehemi përsëri atje ku kemi filluar dhe çfarëdo që kemi arritur do të zhduket. Jo vetëm objektet kulturore, por edhe vlerat që kemi”./Euronews