Muzika e Dua Lipës do të jehojë gjatë inaugurimit të Joe Biden

Muzika e Dua Lipës do të jehojë gjatë inaugurimit të Joe Biden

Të gjithë po bëhen gati të vallëzojnë gjatë inaugurimit të Joe Biden për president.

Megjithëse ceremonia e këtij viti do të shfaqë një festë kryesisht virtuale, presidenti i zgjedhur Joe Biden dhe zëvendës-presidentja e zgjedhur Kamala Harris kanë zbuluar një listë të këngëve të përzgjedhura për eventin e madh, njofton Insajderi.

Sa për aktet muzikore të përfshira, lista e këngëve përfshin zhanre të shumëfishta, si Vampire Weekend, Mac Miller, Tame Impala dhe The Internet.

Disa nga emrat kryesorë të muzikës janë gjithashtu të paraqitur, përfshirë Beyoncé, Dua Lipa, SZA dhe Kendrick Lamar.

Lady Gaga do të këndojë Himnin Kombëtar ndërsa Jennifer Lopez do të argëtojë me perfomancën e saj. /Insajderi.com