Ka kërkesa të mëdha në treg për produktet me recetë tradicionale, të gjysheve tona që rikthejnë kohën kur hahej mirë dhe shëndetshëm.
Tashmë ajvari, ljutenica, pinxhuri, pekmezi, reçeli e shumë produkte të tjera, të gjitha të punuara me dorë, vijnë permes “My Home Kitchen”.
Kjo kompani ka zgjedhur mënyrë më të veçantë të punës duke mos përfshirë asnjë lloj makinerie apo kemikale gjatë përgatitjes së produkteve, vetëm perimet e frutat më të shëndetshme dhe kujdesin për t’i përgatitur ato.
Kualiteti i të gjitha produkteve është i dukshëm në pamjen e parë ndërkaq shija e veçantë bën që të rikujtohen kohërat kur gjyshet tona gatuanin me aq dashuri.
Të bëra nga frutat dhe perimet e zgjedhura dhe më të shëndetshme,nga duar të përkushtuara, “My Home Kitchen” sjell laramani produktesh të gjitha të certifikuara nga Bashkimi Evropian që dëshmon kualitetin dhe mënyrën e gatimit.
Të prodhuara në Maqedoninë e Veriut “My Home Kitchen” sjell Ajvarin më të shijshëm, djegës dhe të ëmbël, Ljutenicën djegëse dhe të ëmbël, Ajvar nga specat e gjelbër e Pinxhur.
Pekmezin me kualitetin më të lartë nga ftoni, fiku e kumbullat. Reçelin e ftoit me arra, fiku i egër me arra dhe xhemin e kajsisë.
Ato tashmë janë shumë pranë jush, në pikat kryesore të MAXI në Prishtinë, e së shpejti në rrjetet më të mëdha të marketeve si dhe në pikat më të furnizuara. Me “My home kitchen” ju riktheni shijën që iu ka munguar qe një kohë të gjatë.
