Myrto Uzuni shënon gol për Ferencvaros në kampionatin hungarez

Myrto Uzuni shënon gol për Ferencvaros në kampionatin hungarez

Myrto Uzuni ka shpërthyer këtë vit të ri kalendarik me skuadrën e Ferencvaros, njofton Insajderi.

Futbollisti shqiptar është treguar i papërmbajtshëm në Hungari, teksa në ka shënuar gol në tre ndeshjet e fundit që ka zbritur në fushë.

Talenti nga Berati ka tundur rrjetën e ekipit Kisvard në minutën e 59-të, ku shfrytëzon një top të ardhur në zonë për të mposhtur portierin kundërshtar.

Takim është mbyllur 1:1. Sulmuesi i Kombëtares ‘kuqezi’ po tregon një formë të jashtëzakonshme me kampionët e Hungarisë, ku po shfaqë gjithnjë e më shumë cilësitë e tij. /Insajderi.com