Mysafirët e veçantë të Ramë Lahajt që ishin në performancën e tij në Berlin

Mysafirët e veçantë të Ramë Lahajt që ishin në performancën e tij në Berlin

Tenori shqiptar Ramë Lahaj iu rikthye mbrëmjes që lamë pas skenës së Berlinit.

Ai performoi një prej shfaqjeve nga repertori i tij përpara publikut gjerman i cili duket se në përbërje kishte edhe mysafirë të veçantë.

Një varg fytyrash publike shqiptare morën rrugë për t’u bashkuar në Berlin.

Lorik Cana me bashkëshorten Monikën, Alaudin Hamiti me Yllkën, dizejnatori Valdrin Sahiti i shoqëruar nga gruaja e tij Edita, Përparim Rama e Andy Gramm ishin vetëm disa prej miqve të Lahajt të cilët mbrëmë u bënë bashkë për shfaqjen operistike e cila s’kishte se si të mos përmbyllej edhe me një darkë të përbashkët pas koncertit.