Myslimanët gjithnjë e më mirë të integruar në Gjermani

Myslimanët gjithnjë e më mirë të integruar në Gjermani

Një studim i fondacionit Bertelsmann arrin në përfundimin se gati të gjithë myslimanët ndjehen të lidhur me Gjermaninë. Por ata duhet të luftojnë me paragjykimet: Çdo i pesti europian nuk do t’i ketë ata si fqinjë.

Krahasuar me vendet e tjera europiane, Gjermania merr nota më të mira në drejtim të integrimit të myslimanëve. Kjo vlen sidomos për tregun e punës, thuhet në një studim të fundit të fondacionit Bertelsmann. Ky fondacion analizoi situatën e myslimanëve që kanë ardhur në Gjermani para vitit 2010 duke e krahasuar atë me situatën e tyre në Francë, Zvicër, Austri e Britaninë e Madhe.

73% e fëmijëve të myslimanëve që kanë në Gjermani rriten me gjermanishten si gjuhë të parë. Edhe niveli shkollor ka shënuar rritje. Megjithatë ka edhe minuse -kështu në Francë e braktisin shkollën vetëm 17% myslimanë, ndërsa në Gjermani kjo është shifër është më e lartë, 36%, shkruan DW.

Arsimi nxitës i integrimit

Studiuesit e argumentojnë këtë me sistemet e ndryshme shkollore në Gjermani. Kështu në Francë fëmijët mësojnë për një kohë më të gjatë bashkë, historia koloniale bën që ata të kenë njohur të frëngjishtes. Por përfundimi i shkollës në Francë nuk i mbron ata nga papunësia në nivel më të lartë dhe  numrin më të ulët të vendeve të punës me orar të plotë. “Krahasimi ndërkombëtar tregon, se nuk është përkatësia fetare ajo që vendos për suksesin e integrimit, por kuadri shtetëror dhe ekonomik i një vendi”, thotë Stephan Vopel, ekspert për çështjet shoqërore në fondacionin Bertelsmann.

60% e 4,7 milionë myslimanëve në Gjermani punojnë si gjermanët me orar të plotë. Por myslimanët mjaft besimtarë e kanë mëtë vështirë, ndryshe nga Britania e Madhe, ku ky grupim për të njëjtin kualifikim përfaqësohet në të njëjtat profesione si vëllezërit më pak besimtarë.

Myslimanët në Europë përballen me refuzim

Studimi me titullin “Myslimanët bë Europë – të integruar por jo të pranuar?” tregon se sa të mëdha janë paragjykimet kundrejt myslimanëve. Pyetjes se “kë refuzoni ta keni si fqinj” shumë të anketuar në Gjermani, Austri, Zvicër, Britaninë e Madhe e Francë i përgjigjen se refuzojnë myslimanët më shumë se të tjerët – familjet me fëmijë, të huaj të tjerë, homoseksualët, hebrenjtë, ateistët, apo njerëz me ngjyrë. Vetëm refuzimi i britanikëve kundrejt familjeve me shumë fëmijë arrin vlera të larta-  28%.(DW)