Myslimanët nën 50 vjet nuk mund ta vizitojnë vendin e shenjtë në Jerusalem

Myslimanët nën 50 vjet nuk mund ta vizitojnë vendin e shenjtë në Jerusalem

Policia e Izraelit thotë se meshkujt nën 50 vjet, nuk mund ta vizitojnë tempullin e kontestuar në Jerusalem, para protestave të pritura për shkak të masave të reja të sigurisë atje.

“Hyrja në Qytetin e Vjetër dhe Tempullin e Lartë do të jetë e lejuar vetëm për meshkujt 50 vjeçar ose më të vjetër. Femrat e të gjitha moshave do të lejohen”, theksohet në kumtesën e sotme të policisë izraelite.

Tensionet janë shtuar pasi policia e Izraelit ka vendosur detektorë metalikë në hyrje të kompleksit të xhamisë, Haram al-Sharif, pas vrasjes së dy policëve izraelitë gjatë një sulmi terrorist javën e kaluar.

Tempulli konsiderohet i shenjtë nga myslimanët dhe hebrenjtë. Liderët myslimanë u kanë thënë besimtarëve që të falen në rrugët afër tempullit, në mënyrë që mos kalojnë nëpër detektorët metalikë.

Ata, njëherësh, kanë bërë thirrje për protesta masive sot pas faljes së drekës. /REL