Myzhde, LaLiga kthehet sonte

Myzhde, LaLiga kthehet sonte

Adhuruesit e kampionatit spanjoll kanë shumë arsye të jenë të gëzuar sot, pasi LaLiga kthehet sonte më 11 qershor.

Pas më shumë se dy muaj ndalim të futbollit në Spanjë për shkak të COVID19, gjithçka do të vazhdoj me sfidën hapëse mes Sevilla – Real Betis.

Estadio Ramón Sánchez Pizjuán do të jetë pa shikues.

Sevilla sivjet nga 27 ndeshje të zhvilluara ka 47 pikë në vendin e tretë në tabelë.

Real Betis në po aq ndeshje ka tubuar 33 pikë, është në pozitën e 12-të.

Ndeshja e xhiros 28 do të zhvillohet nga ora 22:00. / Insajderi.com