Nagavci deklarohet për emërimin e anëtarëve të KSHC dhe i zëvendësueses së sekretarit në MASHTI

Nagavci deklarohet  për emërimin e anëtarëve të KSHC dhe i zëvendësueses së sekretarit në MASHTI

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacioni, Arbërie Nagavci është deklaruar të shtunën pas reagimeve lidhur me emërimin e anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë dhe emërimin e Fadile Dylës si zëvendësuese e sekretarit të MASHTI, shkruan Insajderi.

Nagavci në  Facebook, ka shkruar se anëtarët e KSHC-së janë përzgjedhur në bazë të rekomandimeve që janë dhënë nga komisioni konform kërkesave dhe sipas fushave.

Anëtarët e KSHC-së janë përzgjedhur në bazë të rekomandimeve që janë dhënë nga komisioni konform kërkesave dhe sipas fushave. ( Falenderoj të gjithë kandidatët që kanë janë nominuar apo vetnominuar dhe i kanë plotësuar kriteret, si ministri do të bashkëpunojmë në aktivitete dhe projekte tjera)”, ka thënë Nagavci.

Ajo më tej, ka treguar se Këshilli Shtetëror i Cilësisë është një organ që ka rendësi të jashtëzakonshme në arsimin e lartë, dhe sipas saj ndikimet partiake në AKA kanë shkaktuar tashmë dëme të mëdha, andaj çdo përpjekje për ta dëmtuar edhe më shumë është e pa tolerueshme.

“Ne jemi duke punuar shumë që t’i riparojmë dëmet e shkaktuara nga qeveritë e kaluara ku si pasojë e ndërhyrjeve të skajshme politike, Agjencia e Kosovës për Akreditim u përjashtuar nga ENQA dhe EQAR, andaj ne do të krijojmë kushtet për të aplikuar për rikthim. Asnjë ndikim politik apo tjetër nga kushdo nuk do ta tolerojmë”, ka deklaruar ajo./Insajderi.com