Nagavci, Hotit: Dorëhiquni – të kthehet Albin Kurti

Nagavci, Hotit: Dorëhiquni – të kthehet Albin Kurti

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arberie Nagavci, ka kërkuar dorëheqjen e Qeverisë Hoti për shkak të gjendjes së krijuar me pandeminë COVID-19, njofton Insajderi.

Ajo në një postim në Facebook ka thënë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja, në mënyrë që të “kthehen ata që dinë t’i bëjnë ballë kësaj situate”.

“Kjo qeveri po na dërgon në katastrofë humanitare dhe duhet të dorëhiqet sa më parë për shkak të papërgjegjësisë së shkaktuar”, ka shkruar Nagavci.

“Duhet të shkojmë në zgjedhje, të kthejmë ata që dinë t’i bëjnë ballë kësaj situate, si Kurti, Vitia e Bislimi. Askush nuk ua ka borxh këtë gjendje”./Insajderi.com