Nagavci mbron Kurtin: Është koherent në raport me UÇK-në

Nagavci mbron Kurtin: Është koherent në raport me UÇK-në

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, ka komentuar deklaratën e Kurtit në mbrojtje të UÇK-së duke thënë se vetëm po i mbron qëndrimet e para pesë vjetëve, njofton Insajderi.

Nagavci në emisionin DPT te Fidani, është shprehur se pavarësisht kritikave ndaj Kurtit për ndryshim qëndrimi ndaj UÇK-së, e vërteta është ndryshe, qëndrimi i Kurtit dhe I LVV-së është konstant nga ai i vitit 2015.

“ne që nga viti 2015, kemi mbajtur qëndrime radikale kundër formimit të kësaj gjykate” ka vazhduar tutje Nagavci.

Kryetari i VV-së, Albin Kurti, mori reagime pasi në një konferencë për medie doli në mbrojtje të krerëve të UÇK-së pas thirrjes që u bëri Specialja në Hagë.

Në fund Nagavci ka shtuar se vazhdojmë të besojmë që lufta e UCK-së ka qenë e drejtë dhe çlirimtare./Insajderi.com