Nagavci: Qeveria merr vendime shpejt e shpejt për pandeminë

Nagavci: Qeveria merr vendime shpejt e shpejt për pandeminë

Nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci, i ka kritikuar vendimet e Qeverisë rreth masave të pandemisë duke thënë ka marrë vendim për masat shpejt e shpejt dhe pa bërë ndonjë analizë, njofton Insajderi.

“Sot u mbajt seanca ku ishte i ftuar Zemaj, situata është alarmante dhe po përkeqësohet edhe më shumë”, ka thënë Nagavci.

Ajo ne emisionin ‘Interaktiv’ ka thënë se “qytetarët kanë një pasiguri të plotë se si do të zhvillohet situata dhe brenga të mëdha ekonomike”.

“Qeveria është krejtësisht edhe jo përgjegjëse edhe jo kompetente. Masat merren me shpejtësi dhe të pa analizuar, mungon dhënia e informatave për një kohë më të gjatë. Gjendja me pandeminë nuk është duke u përmirësuar dhe në të ardhmen e afërt nuk po dihen masat. E në anën tjetër po mungon mbështetja ekonomike për bizneset”.

Kuvendi është vendi ku është dashur të diskutohet kjo çështje.

Ajo ka kritikuar edhe ministrat e tjerë përgjegjës për menaxhimin e pandemisë për mos ardhjen në seancën e sotme të Kuvendit.

“Njoftimi me vonesë i masave, është edhe marrja e masave në një mënyrë jo mirë të analizuar. Nuk është situatë krejtësisht e re dhe së paku do të duhej të kishte analizë. Masat po merren shpejt e shpejtë dhe pamenduar e kjo po krijon vështirësi te qytetarët”, ka thënë Nagavci.

Edhe sa i përket menaxhimit të pandemisë dhe situatës në shkolla, sipas saj Ministria e Arsimit ka hequr dorë në këtë menaxhim duke ia lënë në dorë krejtësisht drejtorive komunale./Insajderi.com