Naim Abazi reagon sërish për Halil Kastratin – jep një sqarim dhe një paralajmërim

Naim Abazi reagon sërish për Halil Kastratin – jep një sqarim dhe një paralajmërim

Këngëtari nga Kosova, Naim Abazi është tentuar të sqarohet në lidhje me deklarimin e tij për humanistin Halil Kastrati, për të cilin ka deklaruar disa ditë më parë se “ndërton shtëpi me paratë e të tjerëve”.

Në një reagim në rrjetin social Facebook, një ditë pas publikimit të intervistës ku ai foli për Halil Kastratin, Abazi ka thënë se udhëheqësi i shoqatës humanitare “Jetimat e Ballkanit” bën vepra të mëdha, por nuk ka harruar të shtojë se këto vepra i bën me ndihmën e “donacioneve që i jep ky popull”.

Kjo është promoja e InDoks, “Parlamenti +18”

Abazi ka thënë se deklarimi i tij i publikuar mbrëmë në medie, nuk mund të merret si akuzë ndaj Kastratit.

Në një intervistë kam thënë se unë personalisht kam ndërtuar dy shtëpi për skamnorët dhe një banesë të vogël dhe kur më kanë pyetur për Halilin kam thënë se ndërton me paratë e të tjerëve që dmth kjo është puna e madhe e Halilit dhe e juaja dhe e jona”, ka thënë Abazi. “Nese ju duket akuze kjo atëherë më vjen keq sepse Halilit nuk i duket dhe është shumë i qartë kur tregon për donacionet që ia jep ky popull”.

Naim Abazi: Halil Kastrati ndërton shtëpi me paratë e të tjerëve

Abazi madje ka paralajmëruar realizimin e një projekti të përbashkët mes tij dhe Halil Kastratit.

“Halili me Jetimat e Ballkanit e realizon tërë këtë vepër të madhe. Bile mendoj se së shpejti do të dalim me një projekt të përbashkët. Ju lutem shume sot ky vend ka nevoje për miqësira, jo për armiqësira, ky vend ka nevojë që të i dalim zot dhe në ndihmë i madh dhe i vogël”, ka thënë Abazi.

Në fund, këngëtari ka thënë se ai me paratë e tij dhe ndihmën e miqve të tij sapo ka ndërtuar tri shtëpi për familjet në nevojë.

“Personalisht neve sapo kemi ndërtuar tri shtëpi me një grup shokësh e te cilat do t’i shihni live”, ka thënë Abazi. /Insajderi.com

Miq te nderuar e kam borxh nje sqarim sepse ma kerkon ana njerzore.Asgje kunder Halil Kastratit sepse AI po ban nje…

Posted by Naim Abazi on Friday, 22 February 2019