fbpx

Naim Bazaj: Thaçi ka simpati të veçantë për mua

Naim Bazaj: Thaçi ka simpati të veçantë për mua

Naim Bazaj ka folur për zgjedhjet e brendshme në degën e Drenasit të Partisë Demokratike të Kosovës.

Bazaj tha se është takuar me ish-kryetarin e PDK-së, Hashim Thaçin, që tani është President i Kosovës.

Bazaj u shpres se presidenti Thaçi ka një simpati të veçantë për të.

“Njihem mirë me Presidentin nga lufta. Ma njeh kontributin. Jemi takuar më parë, por jo së fundmi. E ka një simpati pak më të veçantë për mua. I tregova se jam i interesuar të kandidojë. Siç e ka ai, ma ktheu “puno’”, tregoi Bazaj në Frontal.

E Bazaj ka treguar poashtu se ka përkrahjen e kryetarit të PDK-së, Kadri Veselin, për të marrë timonin e kësaj partie në Drenas.

“Pa pëlqimin e Kadri Veselit nuk do të hyja në garë, ai nuk dëshiron përçarjen e partisë në Drenas”, ka thënë Bazaj në Frontal . Zgjedhjet në degën problematike të PDK-së në Drenas mbahen këtë diele.