Naim Tërnava deklarohet për rastin ku thuhej se vëllai i tij rrahu me çekan një 15-vjeçar

Naim Tërnava deklarohet për rastin ku thuhej se vëllai i tij rrahu me çekan një 15-vjeçar

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava e ka quajtur rren të kulluar lajmin se vëllai i tij është përfshirë në një rrahje me një të mitur të dielën në fshatin Lismir të Fushë Kosovës.  Ai në një bisedë të shkurt për Insajderin ka thënë se kjo është një gënjeshtër tjetër ndaj tij.

Ka paralajmëruar se do të bëjë kallëzim penal ndaj mediumit që publikoi shpifjen ndaj tij.

“Tash sapo e shkrova një demant dhe me të vërtetë marre e madhe. Gazetarët duhet të kenë  një kod moral duhet me e pas të vërtetën. Nëse është vëllai i Naim Tërnavës shkruani për të, nëse është Naim Tërnava shkruani për të pa asnjë problem, po përse me shpifë”, ka deklaruar ai për Insajderin.

Ai më tutje e ka quajtur rren të kulluar lajmin se vëllai i tij është përfshirë në këtë skandal.

“Rren e kulluar”.

“Qëllimi është dëmtimi i imazhit dhe reputacionit tim”, ka deklaruar ai për Insajderin.

Në një reagim dërguar Gazetës Online Insajderi, Tërnava ka paralajmëruar se do të bëjë kallëzim penal ndaj mediumit që sipas tij dha lajm të rrejshëm. Ka thënë se vëllai i tij nuk e ka emrin fare Zymer dhe pret që mediumi t’i kërkojë falje.

“Unë si myfti i Republikës deklaroj se është gënjeshtra e radhës drejtuar kundër meje. Asnjeri nga dy vëllezërit e mi nuk është i përfshire në asnjë përleshje e as në ketë për të cilën informon opinionin. Vëllai im nuk e ka emrin Zymer, ndaj kërkoj nga portali ‘fakte plus’ që të kërkoj falje publike për ketë shpifje të radhës drejtuar kundër personalitetit dhe reputacionit tim. Nesër do të ngre padi kundër atyre të çilet u morën me ketë shpifje”, ka shkruar Tërnava në reagimin e tij.

Më herët u raportua se vëllai i Naim Tërnavës të dielën kishte rrahur me çekan një 15-vjeçar. Madje, edhe kishte shkuar me armë tek familja e të miturit./Insajderi.com