fbpx

Nait Hasani ambasador në Shqipëri

Nait Hasani ambasador në Shqipëri

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Nait Hasani pritet të bëhet ambasador në Shqipëri.

Këtë e ka bërë të ditur deputeti i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook.

Ai thotë se Hasanin e kanë intervistuar në Komisionin për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike si të propozuar për ambasador në Republikën e Shqipërisë.

Në Shqipëri, Kosova përfaqësohet nga Sylë Ukshini si shef i misionit.

Kjo ngase i ngarkuar me punë para Ukshinit ishte Ramiz Lladrovci i cili në zgjedhjet e fundit lokale në Kosovë, u bë kryetar i Drenasit.