Napoli veç përparësisë së stadiumit, ka edhe rezultatin nga ndeshja e parë gjysmëfinale e Kupës së Italisë, pasi në përballje në Giuseppe Meazza fitoi me rezultat 0:1 me golin e Fabian Ruiz.
Ekipi zi-kaltër do të ketë një ndeshje të vështirë, porse mediumet italiane shohin diçka pozitive. Conte mendohet që ka ndërruar skemë në 4-3-1-2, duke i dhënë më shumë hapësirë Eriksen që do të luaj menjëherë pas dy sulmuesve.
Asnjë futbollist i Interit nuk është i lënduar, ndërsa në pikëpyetje te Napoli janë Manolas dhe Malcuit.
Ndeshja zhvillohet të shtunën, në Stadio San Paolo nga ora 21:00.
Insajderi.com