
Napoli ka siguruar finalen e Kupës së Italisë, pasi në stadium të vet, ka barazuar me Inter 1:1.
Për shkak të një goli të shënuar në ndeshjen e parë, eliminon Interin nga gjysmëfinalja me rezultat 2:1 nga të dyja ndeshjet.
Inter e nisi mirë takimin duke shënuar pas dy minutave me Eriksen, por Napoli barazoi më pas me Mertens.
Ky i fundit, u bë futbollisti me më së shumti gola të shënuar në historinë e klubit Napoli, në total ka realizuar 122 gola, ka kaluar Hamsik me një më pak, kurse i treti është Maradona me 115.
Në finalen e Kupës së Italisë, Napoli do të përballet me Juventusin që zhvillohet më 17 qershor në Stadio Olimpico të Romës.
Insajderi.com