Napoli është prekur nga Covid 19 – në dyshim ndeshja ndaj Juventus

Napoli është prekur nga Covid 19 – në dyshim ndeshja ndaj Juventus

Ekipi nga Serie A, Napoli, ka regjistruar dy raste me Covid 19, brenda klubit, kjo pas testimeve të vazhdueshme që është duke bërë kjo skuadër, që nga koha kur ata kishin luajtur ndaj ekipit të Genoa – ekip ky me 14 raste me Covid 19.

Ekipi i Napolit, ka njoftuar se një lojtar dhe një punëtor i stafit kanë rezultuar pozitiv.

“Në fund të analizimit të testeve të marra dje, futbollisti Piotr Zielinski dhe bashkëpunëtori Giandomenico Costi ishin pozitivë me COVID-19”, thuhet në njoftimin e klubit, transmeton Insajderi.

Këto raste, kanë bërë që të vihet në dyshim ndeshja në mes Juventus e Napoli, që është e paraparë të luhet të dielën nga ora 20:45./Insajderi.com.