Skuadra italiane Napoli është duke planifikuar që t’ia vazhdojë kontratën mbrojtësit shqiptar, Elseid Hysaj.
Kontrata e futbollistit 25-vjeçar pritet të skadojë gjatë vitit 2021, por tani ka shumë mundësi që atij t’i ofrohet një marrëveshje e re, shkruan Goal.
Kujtojmë se futbollisti shqiptar ka qenë në listën e shkurtër të klubit Chelsea për nënshkrimet e reja.
Sidoqoftë nëse Hysaj nënshkruan kontratën e re; shpresat e klubit anglez për ta përvetësuar atë do të shuhen.
Përveç Chelseat, mbrojtësin e djathtë të kombëtares shqiptare e kanë monitoruar edhe skautët e gjigantit tjetër anglez, Manchester United.