Manchester United kishte bërë një super ofertë për qendërmbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly, në javën e fundit të afatit kalimtar.
Mediat italiane thonë se gjiganti anglez ofroi 82 milionë euro për mbrojtësin me prejardhje nga Senegali, mirëpo kjo ofertë është refuzuar nga napolitanët.
Nuk është e qartë nëse kjo ofertë ka qenë para ose pas blerjes së Harry Maguires nga Leicester City për 80 milionë euro.
Koulibaly gjithashtu ka qenë i lidhur me një kalim tek Interi.