Naser Rafuna kritikon mosreagimin e njerëzve pas rritjes së rasteve të koronavirusit

Pas rritjes së hovshme të rasteve pozitive me koronavirus - 58 raste brenda ditës - aktori Naser Rafuna ka reaguar për mosinteresimin e qytetarëve për këtë rrezik, njofton Insajderi.

Naser Rafuna kritikon mosreagimin e njerëzve pas rritjes së rasteve të koronavirusit

Në datën 12 qershor, në Kosovë u konfirmuan 58 raste positive me koronavirus.

Në llogarinë e tij në Facebook, aktori shkroi se ky mosinteresim është alarmues dhe i bën thirrje popullit të bëjnë kujdes, njofton Insajderi.

“58 raste sot në Kosovë me Covid -19. E mbaj në mend disa, para 3 muajsh kur dilnin nga 4 apo 5 raste,se çfarë thirrjesh bënin, cfare promocioni per mase mbrojtese dhe kujdes te shtuar…deri 10 statuse e thirrje brenda një dite…sot ne kete numer rekordi,asnje prej tyre as nje reagim. Neper rruge,pune,parlament, protesta,kafe…shumica pa masat mbrojtese. Popull kujdes ngase keshtu, do ta shohim shpejt izolimin disa mujor. Zot ruana dhe se paku, nese nuk keni problem shendetin tuaj, na kurseni neve qe duam te ruajme shendetin tone nga ky virus sprovues. Ju falemnderit”, janë fjalët e aktorit. /Insajderi.com