fbpx

Naser Rugova fyen drejtuesit e Insajderit: Ata kanë probleme me mbiemrin Rugova

Naser Rugova fyen drejtuesit e Insajderit: Ata kanë probleme me mbiemrin Rugova

Gjatë ditës së sotme Insajderi ka raportuar Naser Rugova ka gënjyer publikisht kur është arsyetuar për mungesën e tij, për votimin e rezolutës që do t’ia ndalonte Thaçit negociatat me Serbinë.

Ai kishte thënë se ka qenë në ambasadën e Hungarisë për termin për vizë, në ndërkohë ambasada më 1 nëntor nuk ka punuar.

Për këtë Gazeta Insajderi ka marrë një konfirmim jozyrtar edhe nga Ambasada e Hungarisë.

Madje kjo është dëshmuar me faktin se 1 nëntori në Hungari është festë zyrtare.

Në lidhje me këtë Ballkani.info ka kontaktuar me deputetin Naser Rugova, i cili duket e mohuar një gjë të tillë, ka thënë që qëllimisht është bërë ky shkrim kundër tij.

“Parim Olluri edhe Insajderi kanë problem me mbiemrin Rugova , dhe kjo nuk është hera e parë. Mirëpo hyni në profilin tim Facebook, dhe e shihni edhe postimin edhe vizën që e kam marrë më1 nëntor. Unë s’kam problem personal me Insajderin, por si duket ata kanë problem me mua . Siç e thashë ata kanë problem me mbiemrin Rugova, për faktin që Vehbi Kajtazi ka shkruar edhe për Presidentin e ndjerë, Rugova”, tha Rugova.

Rugova ka ofenduar drejtuesit e Insajderit, duke i cilësuar si argatë të Kadri Veselit.

“Kemi ngadhnjy ndaj propagandës së Serbisë e lëre më ndaj argatëve të Kadrisë”, ka shkruar ai.

Rugova duke komentuar mungesën e tij në seancën për votimin e rezolutës që do t’ia ndalonte Thaçit negociatat me Serbinë, ka theksuar që po në të njëtën seancë kanë munguar edhe tetë deputetë, gjatë të LDK-së dhe dy nga VV-je, por askush nuk është marrë me ta përveç tij dhe deputetin Quni:

“Kanë munguar në seancë gjashtë deputet të LDK-së, edhe kanë munguar dy deputetë të VV-së, d.m.th., tetë deputetë kanë munguar. Albin Kurti ka munguar që ka qenë jashtë shtetit sepse ne seancën e kemi pas të enjtën, kemi qëndruar deri në mbëmje nuk është votuar. Kemi pas termine unë e kam njoftuar shefin e grupit parlamentar për këtë çështje dhe shefi i grupit tonë e ka dhënë atë arsyetimin që ka qenë i njoftuar. Prej tetë deputetve janë zgjedhur të merren vetëm me mua dhe deputetin Anton Quni”, tha ai.

Naser Rugova ka dhënë dy deklarata të ndryshme për mungesën e tij në seancën e 1 nëntorit, ku u votua rezoluta kundër Thaçit.

Fillimisht ai kishte thënë se ka pasur termin për vizë, kurse më vonë tha se ka pasur takim të nivelit të lartë. /Insajderi.com