Nasim Haradinaj në propozim-aktakuzën për Thaçin e Veselin përmenden edhe emra të tjerë të akuzuar

Nasim Haradinaj në propozim-aktakuzën për Thaçin e Veselin përmenden edhe emra të tjerë të akuzuar

Organizata e Veteranë të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së), sot kanë bërë të ditur se edhe sot dikush ka lënë dosje të reja për pranë zyrës së tyre për të cilat ka dyshime se janë të Gjykatës Speciale, njofton Insajderi.

Në konferencën e thirrur për media, kryetari i kësaj organizate, Hysni Gucati, ka njoftuar se në këto dosje është një propozim-aktakuzë që përfshinë shefin e shtetit, Hashim Thaçin, kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin, ish-deputetin e PDK-së, Azem Sylën, ish-kryeparlamentarin Jakup Krasniqi dhe shefin e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, madje përmenden edhe Xhavit Haliti dhe disa zona.

“Flitet për dyshime, për ngritje të aktakuzave, për aktakuza që do të ngriten. Më gjatë se kisha çu, ky është njoftimi. Çdo dokument që na vjen prej tyre ne do ta bëjmë publike. Është një propozim-aktakuzë, Hashim Thaçi, Azem Syla, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Kadri Veseli. Përmenden edhe Xhavit Haliti dhe disa zona”, ka thënë ai.

“Sot ka qenë më i shpejtë se rrufeja. Rreth orës 15 minuta në 11 kanë ardhë dosje të tjera, na supozojmë që janë të dalura nga Gjykata Speciale. Ka emra të ndryshëm që ne s’jemi të autorizuar me i përmendë, është mirë që çdo gjë të hetohet edhe nga prokuroria vendore, me ditë kush po i sjell po i bjen te na. Kjo Gjykata ka bashkëpunu gjithmonë me Serbinë”, ka thënë tutje kreu i organizatës, Hysni Gucati. /Insajderi.com