Nastasic drejt transferimit në Milan

Nastasic drejt transferimit në Milan

Matija Nastasic pritet të transferohet në Milan gjatë merkatos verore, nga skuadra gjermane e Schalke 04, njofton Insajderi.

Drejtuesit e Milan, kanë nevojë të forcojën mbrojtjen, para mbylljes së merkatos, kjo është kërkesa e teknikut italian, Stefano Pioli.

Milan kishte shprehur interesim për mbrojtësin e Fiorentinës, Nikola Milenkovic, por kërkesat e larta të drejtuesve “vjollcë”, kanë bërë milanezët të largohen nga pista Milenkovic.

Sipas asaj që raporton “Sky Sport”, marrëveshja me ekipin gjerman është shumë afër, për arsye se Schalke 04 dhe Milan kanë rënë dakord për transferimin e Nastasic në “Milanello”, në formën e huazimit më të drejtë blerje të kartonit në fund të sezonit. /Insajderi.com